Dëshmitarja: Pjetër Shala e torturoi burrin tim në Kukës

Ka vazhduar seanca gjyqësore në Dhomat e Specializuara, në rastin ndaj Pjetër Shalës. Dëshminë e saj e dha dëshmitarja e gjashtë e mbrojtur nga ana e prokurorisë. Edhe në këtë seancë nuk po merr pjesë i akuzuari Pejtër Shala, i cili procesin është duke e ndjekur në distancë.
Në këtë rast, kryetarja e trupit gjykues kërkoi nga mbrojtja që të flasin me Shalën, për të parë nëse ai mund të marrë pjesë në seancë, ndonëse siç u shpreh ajo, ai ka të drejtë të mos jetë prezent në sallë.
Ajo tha se duhet bërë përpjekje sa më të madhe që seancat të mos jenë të mbyllura.
Seanca vazhdoi me marrjen në pyetje të dëshmitares nga ana e Mbrojtësit të Viktimave.
Asaj iu kërkua të përshkruajë bashkëshortin e saj.
“Ai ishte njëri me vyrtyte të larta njerëzore. Ai veprone vetëm brenda ligjit”, tha ajo. E pyetur për ndikimin e asaj që ndodhi tek bashkëshorti i saj, në aspektin emocional, dëshmitarja tha se i gjithë rasti, ka ndokuar shumë keq tek ai.
“Ka fituar sëmundjen e sheqerit, trauma dhe trajtime të vazhdueshme mjekësore , kurse në aspektin emocional ka qenë shumë rëndë”, tha ajo. Sipas dëshmitares, këto pasoja psikike, pasi është liruar nga fabrika e metaleve ku është mbajtur, kanë zgjatur disa vjet.
“Por ka filluar të ketë një lehtësim e relaksim kur filluan të lëvizin gjërat që drejtësia të vihet në vend”, u shpreh dëshmitarja e mbrojtur, duke sqarur se ai merrte terapi, pasi kishte marrë diabetin nga mbajtja në atë fabrikë, e ku ka përdorur edhe hapa qetësues.
“Pas disa viteve ka fituar edhe sëmundje të tjera, nga diabeti humbi të pamurit, pastaj kishte probleme dhe me prostatën, pastaj edhe veshkat, sepse është keqtrajtuar shumë keq në fabriken e metaleve në Kukës. E nga ato tortura ka fituar këto sëmundje”, tha dëshmitarja.
“Këto terapi i ka përdorur pesë apo gjashtë vjet”.
Mbrojtësi i Viktimave e pyeti nëse bashkëshorti i saj, kishte halucinacione, ashtu siç ajo e ka përshkruar. Dëshmitarja e pohoi një gjë të tillë. “Halucinacionet i kishte nga torturat. Gjatë natës, menjëherë sa i vinte gjumi, thoshte, ku jemi”, i thërriste djemtë, e thoshte, ku janë?”, tha ajo.
“Kishte probleme, thoshte ku jemi? I thoshim se jemi në shtëpi”, tha ajo. “Për disa vite e ka përcjellë kjo situatë”.
Dëshmitarja e mbrojtur u shpreh se bashkëshorti i saj edhe rënkonte herë pas here. “Sapo shihte ato ëndrra, ngrihej nga shtrati, çohej, ulej në shtrat, ngrihej në këmbë e nuk mund të rrinte shtrirë”.
Mbrojtësi i Viktimave e pyeti dëshmitaren se nëse ajo që i ka ndodhur bashkëshortit të saj, si ka ndikuar tek dëshmitarja personalisht. “Krjet çfarë ka ndodhur kanë pasur ndikim shumë të madh si tek unë ashtu edhe tek e gjithë familja”.
Dëshmitarja e mbrojtur u pyet edhe për atë se çfarë endonte rreth për familjene tyre, pas asaj që u ka ndodhur, por pas përfundimit të luftës.
“Njërëzit flsinin vetëm fjalë të mira dhe kemi pasur vlerësim të mirë nga i gjithë rrethi ku kemi jetuar, për familjen, burrin, fëmijët. Fjalë të mira dhe respekt”, u shpreh dëshmitarja e mbrojtur e prokurorisë.
Ajo u pyet edhe për arsimimin e vajzave të saj pas luftës. “Jo, nuk kanë mundur ta vazhdojnë shkollën për shkak të sigurisë, sepse ishim sikur të përcjellur për rastin që ka ndodhur, sepse e kemi paraqitur rastin në EULEX, KFOR dhe vajzat e kanë ndërprerë shkollimin për shkaqe sigurie”, tha ajo.
“Ndodhinin raste të këqija, amorale, dhe për këtë arsye i kemi ndaluar”.
Dëshmitarja e mbrojtur u pyet se si mund të ndjehet e pasigurt kur kanë qenë viktimë.
“Ne nuk besonim se çfarë mund të na ndodhte sepse edhe pse kishin bërë krime, kishin vepra penale, ata ishin aty. Por vetëm nga disa persona, jo të gjithë personat, jo nga të gjithë pjesëtarët e UÇK-së, por nga ata që kishin kryer vepra”.
Dëshmitari i Viktimave tha se dëshmitarja ka një fotografi të bashkëshortit të saj, që dëshiron t’ia tregojë trupit gjykues.
Ajo tha se në fotografi shihet me bashkëshortin, kur kanë qenë të fejuar në vitin 1973.
Pas Mbrojtësit të Viktimave, filloi marrja në pyetje e dëshmitares së mbrojtur të prokurorisë nga ana e mbrojtjes së të akuzuarit Pjetër Shala.