Dështimi i madh në Botëror, shkarkohet trajneri i Argjentinës

Dështimi i madh në Botëror, shkarkohet trajneri i Argjentinës

Federata e futbollit të Argjentinës zyrtarisht e ka shkarkuar Jorge Sampaolin nga detyra e trajnerit.

Pas dështimit të tij për ta dërguar Argjentinën më tutje në kompeticionin e Botërorit të Rusisë, Argjentina zyrtarisht i ka ndarë rrugët me Sampaolin, i cili u kritikua shumë gjatë periudhës së tyre të shkurtër në Kampionatin Botëror.

Argjentina u eliminua nga Franca në 1/8 e finales me rezultatin 4-3. Sampaoli që nga viti 2017 në 15 ndeshje i ka fituar shtatë, katër ka barazuar dhe katër të tjera i ka humbur.

Shpërndaje në: