Dështoi betimi i prokurorëve, ky është reagimi i BE-së (Video)
Zyra e kryediplomates evropiane, Federica Mogherini, shpreh keqardhje për moszbatimin e marrëveshjes së drejtësisë.
Ajo ka bërë të ditur se Beogradi ka kërkuar shtyrjen e zbatimit të kësaj marrëveshjeje, edhe pse thonë se integrimi i saj është i rëndësishëm për zbatimin e marrëveshjes së dialogut mbi drejtësinë.
42 gjykatësit dhe 14 prokurorët nga veriu i Kosovës nuk shkuan sot ta bëjnë betimin para Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ky i fundit, në një deklaratë të shkruar, akuzoi Serbinë se i ka penguar gjykatësit dhe prokurorët të vijnë për ta bërë betimin para tij.
https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/10155489619738859/



