Dështoi me njohjet si ministër i jashtëm, Thaçi vazhdon lobimin si president
Si ministër i jashtëm kishte arritur të sjell njohje që mund të njihen me gishta dhe mbahet fajtor për dështimin e Kosovës në UNESCO, por si president Hashim Thaçi po vazhdon lobimin për njohjen e Kosovës.
Presidenti sot ka qenë prezent gjatë ceremonisë së hapjes së Kanalit të Panamasë. Ai, në Facebook ka njoftuar se ka pasur takime bilaterale dhe bashkëbisedime me presidentë të Amerikës Qendrore dhe Latine, me ish Mbretin e Spasnjës Juan Carlos, kryeministra dhe ministra nga shtete të ndryshme.
Me ta ai ka biseduar për njohjen e Kosovës.
“Gjatë ceremonisë së hapjes së Kanalit të Panamasë, pata takime bilaterale dhe bashkëbisedie me Presidentë të Amerikës Qendrore dhe Latine, ish Mbretin e Spanjës Juan Carlos, kryeministra dhe ministra të shteteve, me fokus të veçantë te shtetet që nuk na kanë njohur dhe që presim të na njohin. Falënderova posaçërisht Presidentin e Panamasë Juan Carlos Varela, për pritjen bujare dhe ndihmën që ky shtet po jep Kosovës në ndërveprim global diplomatik”, shkruan në Facebook Thaçi.






