Dështoi projektligji për pagën minimale, Mustafa: 51 deputetë ishin në sallë, të tjerët në bisht të aeroplanit

Dështoi projektligji për pagën minimale, Mustafa: 51 deputetë ishin në sallë, të tjerët në bisht të aeroplanit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa i ka cilësuar si të papërgjegjshëm deputetët e pushtetit, pasi ka dështuar votimi në parim i projektligjit për ngritjen e pagës minimale.

“Nga 69 deputetë të pushtetit sot në sallë ishin vetëm 51. Të tjerët nëpër ekskursione, në bisht të aeroplanit. As një ligj të vetëm s’janë në gjendje ta kalojnë”, ka shkruar Mustafa në Facebook, të hënën.

E për këtë projektligj, sot ka pasur protestë të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata po kërkojnë që të përfshihen në ngritjen e pagës minimale.

Protesta ka mbaruar, ndërkaq opozita nuk e ka votuar projektligjin e ngritjes së pagës minimale.

Shpërndaje në: