Dështoi seanca për Trustin, Tahiri: VV po bëjnë gjithçka veç ta bllokojnë, Konjufca s’pati të drejtë ta ndërpresë

Dështoi seanca për Trustin, Tahiri: VV po bëjnë gjithçka veç ta bllokojnë, Konjufca s’pati të drejtë ta ndërpresë

Zyrtarët e PDK’së kanë mbajtur një konferencë pas dështimit të seancës për Trustin, raporton Periskopi.

Shefi i GP të PDK’së, Abelard Tahiri ka thënë se Glauk Konjufca nuk patyi te drejtë të shtyjë seancën, ëprderisa ashtu nuk vendosi vet seanca e deputetët.

‘’Me javë të tëra kemi pa arsye e forma të ndryshme që është pengu. Pra edhe sot në mënyrë arbitrare u ndërpre seanca e Kuvendit pikërkisht te pika e Trustit. Nëse do të ndërpritet apo vazhdojë, këtë nuk e vendosë kryetari i kuvendit. Por vet seanca. Prezentë ishin 80 deputetë. Nuk kishte asnjë arsye që të mos vazhdojë. Nuk e di se cilat do të jenë arsyet nesër për ta bllokuar edhe më tutje debatin. E papranueshme’’, tha ai.

‘’Këta kanë një angazhim tepër të madh që jo inciciativë të pengohet. Sikur të kishin pasë përkushtim akq të amdh në qeverisjen e vendit, nuk ish ardhë puna hiç na me i tërheqë paret.’’.PERISKOPI/

Shpërndaje në: