Dështojnë mbledhjet e caktuara që të mbahen në kohën e pushimit të Kuvendit
Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, e caktuar të mbahet të martën, ka dështuar në mungesë të kuorumit. Data e mbledhjes është caktuar të mbahet në periudhën kur sipas Rregullores së Kuvendit, ky institucion është në pushim, shkruan sot Koha Ditore.
“Sesioni pranveror i punimeve të Kuvendit fillon të hënën e tretë të muajit janar. Sesioni vjeshtor fillon të hënën e dytë të muajit shtator”, thuhet në pikën dy të nenit 37 të Rregullores së Kuvendit, në të cilin flitet për sesionet e punës së Kuvendit. Zyrtarisht punën ky institucion e fillon më 12 shtator.
Pas dështimit të kësaj mbledhjeje, është ndryshuar edhe data për mbajtjen e mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor, e cila fillimisht ishte caktuar të mbahet të mërkurën e kësaj jave (sot)



