Dështon kalimi i Mustafit në Arsenal?

Dështon kalimi i Mustafit në Arsenal?

Eksperti spanjoll i Sky Sport, Guillem Balague thotë se Valencia është e vendosur që mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi të mos transferohet te Arsenali për një shifër më të vogël se 50 milionë euro.

24-vjeçari është duke u lidhur shumë kohëve të fundit me një kalim te klubi londinez, ndërsa ditë më parë u spekulua se marrëveshja mes dy klubeve veç ishte arritur.

“Stafi i stërvitjeve në Valencia mendojnë se Mustafi nuk do të shkojë, dhe i njëjti mesazh është dhënë edhe nga Valencia”, tha Balague.

“Ata insistojnë se mënyra e vetme që do të rezultonte me largimin e Mustafit do të ishte pagesa prej 50 milionë euro që do të duhej ta bënte Arsenali, e që unë mendoj se kjo shifër është e lartë për të”. /Periskopi.com

Shpërndaje në: