Dështon për herë të dytë mocioni i PDK-së

Dështon për herë të dytë mocioni i PDK-së

Ka dështuar për të dytën herë kalimi i mocionit të propozuar nga PDK-ja që kërkon nga rendi i ditës në seancën e sotme të largohet çështja e pagës minimale.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk ka kaluar ky mocion, pasi mori vetëm 30 vota për dhe 51 abstenime.

Kujtojmë se herën e parë, pro këtij mocioni votuan 32 deputetë, në mesin e tyre ishte edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli.

Humolli ka votuar pro mocionit të PDK-së, të propozuar nga shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri që sot në Kuvend që të mos diskutohet për çështjen e pagës minimale.

Shpërndaje në: