Dështon transferimi i Fernandesit: Pronari famëkeq ndërhyri dhe nuk lejoi të kompletohet

Dështon transferimi i Fernandesit: Pronari famëkeq ndërhyri dhe nuk lejoi të kompletohet

Lëvizja e Manchester Unitedit për yllin e Sporting Lisbonës, Bruno Fernandes, duket se nuk do të materializohet.

“Djajtë e Kuq” kanë qenë shumë të lidhur me mesfushorin e talentuar portugez, dhe ekzistoi ndjesia e përbashkët se ai më në fund do të kalonte në “Old Trafford”, pasi ishte i lidhur me 20 herë kampionin anglez në dy afatet e fundit kalmitare, transmeton Periskopi.

Mirëpo, sipas “Goal”, transferimi ka dështuar pas intervenimit të pronarit famëkeq, Joel Glazer.

Fernandes will not be moving to Man Utd

Klubi anglez ka ofruar 60 milionë euro për Fernandesin, por Sportingu nuk dëshiroi të dëgjojë nën 75 milionë, duke nxitur Glazerin të intervenojë dhe ta anulojë transferimin.

Në fakt, bashkëpronari i Unitedit intervenoi derisa antarët e tjerë të bordit, përfshirë Ed Woodwardin, po mundoheshin të gjenin një kompromis.

Pra, “Djajtë” shpenzuan 86 milionë për Harry Maguire, por besojnë se një top mesfushor nuk vlen 75 milionë? Botë e çuditshme kjo në të cilën po jetojmë! /Periskopi.com/

Shpërndaje në: