Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 3-vjeçari: Nëna po e mbante në prehër kur makina u përplas me shtyllën

Detaje nga aksidenti ku humbi jetën 3-vjeçari: Nëna po e mbante në prehër kur makina u përplas me shtyllën

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë që ndodhi rreth orës 09:15, në fshatin Bujës në Elbasan, ku si pasojë humbi jetën një 3-vjeçar.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se nëna e fëmijës, që ishte duke drejtuar mjetin, e ka pasur atë në prehër, në momentin kur ka ndodhur përplasja fatale me një shtyllë.

Sikurse shihet përplasja ka qenë shumë e fortë dhe i mituri ka ndërruar jetë në vend, ndërsa  gruaja 38-vjeçare është transportuar në spital.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.

 

Shpërndaje në: