Detaje nga tragjedia në Suharekë – E vdekur edhe nëna e kryefamiljarit

Detaje nga tragjedia në Suharekë – E vdekur edhe nëna e kryefamiljarit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Biraqë të Suharekë. Në këtë aksident humbën jetën pesë anëtarë të një familje. Burime të sigurta të Periskopit nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se në këtë aksident jetën e kanë humbur një çift bashkëshortor, dy fëmijët e tyre dhe nëna e kryefamiljarit, e jo tre fëmijë siç u raportua më herët. 

Familja pesë anëtarëshe që u shua sot në aksidentin në Biraqë të Suharekës kishte prejardhje nga fshati Sopi, me banim në Zvicër.

Aksidenti ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërsa të përfshirë ishin një veturë BMW në të cilën ishin familjarët që humbën jetën dhe një autobus i Kompanisë “Bres”, raporton Periskopi.

Raportohet se familja që u shua kishte ardhur në vendlindjen e tyre në Suharekë për pushime verore.

Si pasojë e aksidentit, rruga në magjistralën Duhël Suharekë është e bllokuar totalisht, derisa Policia po qëndron në vendngjarje.

U raportua se kryefamiljari që po voziste veturën ishte një 32 vjeçar me inicialet J.S./Periskopi

Shpërndaje në: