Detaje nga vrasja në Kaçanik, viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime të premten

Detaje nga vrasja në Kaçanik, viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime të premten

H. Berisha, 30-vjeç, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra nga të shtënat me armë zjarri që kanë ndodhur dje rreth orës 14:00 në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, saktësisht tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit. I plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij K.Berisha, 32-vjeç,  i cili është dërguar menjehërë në spital për trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës është në kërkim të të dyshuarve, të kësaj ngjarje.

Gazetari po ashtu raporton se në bazë të informatave nga vendi i ngjarjes, viktima kishte ardhur në Kosovë për pushime ditën e premte.

Sipas tyre pak momente më vonë është qëlluar edhe në drejtim të vëllait të viktimës, i cili ka mbetur i plagosur.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

“Policia Rajonale e Ferizajt me datë 10.05.2022 në ora 14:00 ka pranuar një informacion së në rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik tek vendi i quajtur “Fusha Pajtimit, përball” Varrezave të Dëshmorëve’’ në Kaçanik, nga arma e zjarrit, dy persona  kanë pësuar plagë trupore dhe për pasojë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë personi me inicialet H.B ( M/K) i moshës 30 vjeçar, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa plagë të rënda trupore ka pësuar edhe personi i dytë me inicialet K.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ( QKUK) në Prishtinë .

Në lidhje me këtë, policia rajonale e Ferizajt, përkatësisht Sektori Rajonal i Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti. Policët hetues po grumbullojnë informacione në terren dhe janë në kërkim të të  dyshuarve, të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje në: