Detaje të reja nga hetimi për Abramovich në lidhje me invesimet tek klubi holandez

Detaje të reja nga hetimi për Abramovich në lidhje me invesimet tek klubi holandez

Roman Abramovich, ish-pronari i Chelsea, është duke u hetuar për shkak të një injeksioni të mundshëm sekret në Vitesse, kur ai ende zotëronte skuadrën angleze .

Informacioni është bërë i ditur këtë të mërkurë nga The Guardian , medium i cili zbulon se oligarku rus ka injektuar fshehurazi rreth 117 milionë euro në klubin holandez.

Paratë do të kenë ardhur nga kreditë e marra mes disa kompanive. Gjithashtu, i njëjti burim thotë se Abramovich nuk ka deklaruar investimin e madh në Vitesse, e cila konkurron në Eredivisie.

Chelsea dhe Vitesse tashmë janë hetuar nga Federata Holandeze e Futbollit (KNVB) për shkak të numrit të lartë të transferimeve mes klubeve. Nemanja Matic (ish-Benfica), Lucas Piazón (ish-Rio Ave dhe SC Braga, Masou Mount, Solanke dhe Broja ishin disa nga lojtarët që përfaqësonin holandezët në huazim nga londinezët. Megjithatë, pas disa vite hetime, asgjë nuk u gjet e paligjshme në lëvizjet e merkatos.

Shpërndaje në: