Detaje të reja për autorin e masakrës me hark në Norvegji

Periskopi.com Lajme

Autori i dyshuar për masakrën me hark në Norvegji, vuante nga shëndeti mendor dhe është dërguar në spital për t’u vlerësuar në aspektin psikiatrik.

37-vjeçari nga Danimarka u arrestua të mërkurën pasi qëlloi për vdekje me shigjeta 4 gra dhe 1 burrë të moshave 50 deri 70 vjeç në një supermarket në qytetin norvegjez të Kongsbergut.

Të enjten flamuri i Norvegjisë u ul në gjysmështizë ndërsa sheshi i qytetit u mbush me lule në kujtim të viktimave.

Raportohet se autori kishte kohë që hynte e dilte nga spitalet psikiatrike.

Familja e tij po ashtu kishte marrë urdhër mbrojtjeje pasi 37-vjeçari më parë i kishte kërcënuar me vrasje.

Prokurorët kanë kërkuar që i dyshuari të mbahet në izolim, por ai mund ta shmangë burgosjen nëse psikiatrit e vlerësojnë mendërisht të sëmurë.

I dyshuari për krimin ishte qytetar danez dhe besimtar mysliman me bindje radikale, ndaj policia nuk e ka përjashtuar që sulmi i tij të ketë pasur edhe motive terroriste.