Detaje të reja për vdekjen e futbollistit kosovar, shkruajnë edhe mediat e huaja

Detaje të reja për vdekjen e futbollistit kosovar, shkruajnë edhe mediat e huaja
Indeksonline ka rapoartuar para pak minutash se ka ndërruar jetë futbollisti kosovar, Labinot Harbuzi. Lajmi tani konfirmohet edhe në mediat suedeze e turke. 32 vjeçari kosovar dyshohet se ka pësuar sulm në zemër rreth orës 10 të mëngjesit.

Ai është dërguar me ambulancë në spitalin e Malmos, por që nuk ka arritur të shpëtoi.

Labinot Harbuzi u rrit në Rosengård dhe debutoi për Malmö FF në vitin 2006.

Në verën e vitit 2009 ai luajti për përfaqësuesen suedeze, grupmoshat U21. Harbuzi llogaritej si Ibrahimovici i ri në Suedi, ndërsa ka luajtur edhe për shumë skuadra të njohura evropiane.

Shpërndaje në: