Detaje të tjera: Dy persona e vrasin me armë zjarri 50 vjeçarin nga Bujanovci në Gjilan

Detaje të tjera: Dy persona e vrasin me armë zjarri 50 vjeçarin nga Bujanovci në Gjilan

Një person i moshës 50-vjeçare është vrarë sonte në qytetin e Gjilanit.

Personi i vrarë është nga qyteti i Bujanocit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani

Sipas tij ai ka qenë duke pirë kafe në një kafiteri ku më pas dy persona kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

“Ju njoftojmë se rreth ores 19:45 te dates sotme ka pasur te shtena me armë zjarri në Gjilan – te parku qytetit në një kafiteri. Personi mashkull I moshes 50 vjeqare dyshohet se eshte nga Bujanovci ka qene duke pire kafe ne kafiteri dhe aty kane ardhur dy persona kane shtene me armë zjarri dhe kane ikur n këmbë drejtim te stacionit të autobusëve”, njoftoi Hashani.

“Të gjitha njesit janë angazhuar dhe nga vendi I ngjarjes ësht siguruar, njoftohet se viktima e cekur eshte pa shenja jete”, deklaroi tutje ai.

Shpërndaje në: