Detajet e marrëveshjes së Interit me Empolin për mesfushorin shqiptar

Detajet e marrëveshjes së Interit me Empolin për mesfushorin shqiptar

Mesfushori shqiptar i Empolit, Kristjan Asllani ka arritur marrëveshje me klubin e Interit.

Sipas gazetarit të njohur italian, Fabrizo Romano mesfushori shqiptar tashmë ka arritur marrëveshje me vlerë pre 14 milionë euro me Interin, shkruan Periskopi.

Si pjesë e marrëveshjes Empoli ka kërkuar edhe huazimin e Martin Satrianos.

Mesfushori shqiptar do të kalojë te Interi në formë huazimi për rreth 4 milionë euro me një opsion blerjeje për 10 milionë euro të tjera në fund të sezonit.

Ndërsa, dy milionë euro tjera bonuse janë gjithashtu pjesë e marrëveshjes.

Shpërndaje në: