Detajet e panjohura të jetës së Erdogan’it

Detajet e panjohura të jetës së Erdogan’it

Detajet e panjohura të jetës së Erdogan’it

Për atë se si është në jetën private pak dihet, edhe pse është në pushtet tashmë 13 vjetë. Me ndihmën e ekspertëve, biografëve, kundërshtarëve dhe përkrahësve të Erdogan’it, ZDF gjermane xhiroi një emision dokumentar me titull “Njeriu Erdogan – sekretet e presidentit turk”, një lloj e psikogramit të politikanit 62-vjeçar, ndërsa “Bild” e prezantoi në pika të shkurtëra.

Shumica e turqëve e rrespektojnë presidentin e vet, i cili njihet si njeri i fjalëve të qarta dhe gjestikulim të theksuar, transmeton gazetametro.net. “Ak ka karizmin e duhur që të zgjojë krenarinë nacionale të shumë turqëve dhe atë e ka shfytëzuar në dobi të vet”, ka thënë profesoresha e Institutit për studime turke në Stokholm Jenny White. Në vitin 2015 Erdogani gjoja pengoi vetëvrasjen njeriut në urë në Stamboll kur kolona e veturave zyrtare rastësisht kalonte andej. Deri atëherë policia përpiqej për një orë e gjysmë që të bindë djaloshin që të heq dorë nga ajo. Erdogani e thirri në veturë dhe kështu e parandaloi tragjedinë. A ka qenë e gjithë kjo e inscenuar apo e vërtetë. Paraqitjet e tij si baba i kombit kalon mirë sidomos te turqit konzervativë. Erdogani është i njohur për nga fjalimet në të cilat thekson se mbrojtja kundër shtatëzanisë nuk është në përputhje me fenë dhe se çdo femër duhet të ketë së paku tre fëmijë.

Rrënjët

Erdogani dhe katër vllezër dhe motra të tijë u rritën në një kuart të varfër detar Kasimpasa, në Stamboll. Babai marinar dhe nëna kanë qenë shumë të dhënë ndaj disciplinës e sidomos ndaj religjionit.

Si fëmi Erdogan ka luajtur shumë futboll, gjë që gjoja babi i tij e ka ndaluar për shkak se pantollonat e shkurtëra nuk janë në përputhje me fenë muslimane. Nëna ka dashur që ai të martohet me një vajzë me fytyrë të mbuluar. Erdogani këtë e ka kundërshuar, sepse kjo do ta rrezikonte karijerën e tij politike.

Nëpër rrugët e ashpra të Kasimpasa’s i riu Tayyip ka qenë i detyruar që të provohet qysh shumë i ri. Ka mësuar si të mbrohet. “Kjo e karakterizon edhe sot. Provokon, nuk i ik luftës për pushtet, i duron goditjet dhe është i sigurt se në fund do të fitoj”, thotë Rainer Hermann, ish korrespondenti i “Frankfurter allgemeine zeitung” nga Stambolli. Rrugën deri në politikë e udhëhoqi nëpërmes të angazhimit në Partinë islamike të mirëqenjes (Refah partisi). Në vitin 1994 u zgjodh kryebashkiak i Stambollit.

Jeta private

Me bashkëshorten Emine jeton në pallatin prezidencial në Ankara. Ndërtesa luksoze me 1.000 dhoma dhe sipërfaqen bazë prej 40.000 metrash katror gjendet në mes të zonën së mbrojtur nga natyra.

Rolet në familje janë përcaktuar qartë: burri punon, gruaja kujdeset për katër fëmijë dhe amvisëri. Emine Erdogan e përkrah bashkëshortin në qëndrimet e tij, megjithëse në rrethet diplomatike flitet se ajo ndikon te ai që të jetë më i butë. Detajet private rrallë mbërrijnë në publik. “Ai nuk dëshiron që për jetën e tij private të shkruhet nëpër media”, thotë gazetari Umut Yertutan. “E përcjelli 15 vjetë, por nuk e di se cili është ushqimi i tij i preferuar apo cilët janë hobit e tij”. Është e njohur se është fetar i madh, që nuk pin cigare as aklool dhe se shpesh shkon të falet të premteve. Sipas njohurive të një shërbimi perëndimor të inteligjencës, Erdogan’i që nga viti 2007 ka probleme shëndetësore, rast i komplikuar i diskusit të hernisë, nga i cili ekziston rreziku që të bëhet i paaftë për punë.

I fuqishmi Erdogan

Është e pamundur që të vërehen problemet shëndetësore në bazë të paraqitjes së tij në publik, sepse është më aktiv se kurdoherë. Pas grushtështetit në korrik të këtij viti ka urdhëruar arrestimin e qindëra ushtarëve dhe gjykatësve. E ndien se në atë vend ekziston komploti kundër tij, i udhëhequr nga Fetulah Gulen, ish aleati i tij. Qysh në vitin 2004 është paraqitur krejtësisht ndryshe – si përparimtar dhe reformator, derisa nga kancelari gjerman Gerhard Schroeder e fitoi epitetin “europian i vitit”. Atëherë dëshironte që Turqia të hyjë në BE me çdo kusht. Hoqi dorë kur vërejti se Brukseli dhe BE po i përzihen në politikën e brendshme. Prej atëherë gjithnjë e më shumë po radikalizohet, pohojnë ekspertët në emisionin dokumentar. Ka arrestuar dhe ndjekur armiqët politikë, nuk duron kritikën dhe ka marrë mbi vehte më shumë kompetenca. “Sa më tepër fuqi që fitonte aq më shumë helmohej nga ajo. Ky helm nuk ka kapluar vetëm atë por edhe gjithë Turqinë”, thotë Can Dundar, ish kryeredaktor i gazetës “Cumuriet”.

Erdogani kontraverz

Në funkcionin e shtetit fiton rreth 9.000 euro në muaj, por është i njohur si multi milioner, nga kuarti i varfër i Stambollit arriti në elitën turke, transmeton gazetametro.net. Në të kaluarën shpesh e kanë akuzuar për korrupcion. Në vitin 2013 janë publikuar incizimet e bisedave telefonike të presidentit me birin e tij Bilal, në të cilat gjoja i ka thënë që të largojë një sasi të madhe të parave të gatshme. Erdogan pohon se fjala është për falcifikim dhe se pas gjithë këtij komploti qëndron Gulen dhe njerëzit e tij.

Procedurë të rregullt ligjore kurr nuk ka pasur, sepse, nëmes tjerash, gjykatësi kompetent për këtë rast është arrestuar. Ky skandal është një prej sekreteve më të mëdha të Rejep Tayyip Erdogan’it. Është pikëpyetje nëse ndonjëherë do të ndriçohet ky rast./gazetametro.net

 

Shpërndaje në: