Detyrohet mbyllja e dy stacioneve policore në Britani: Virusi vdekjeprurës në mesin e tyre

Detyrohet mbyllja e dy stacioneve policore në Britani: Virusi vdekjeprurës në mesin e tyre

Dy stacione policore në Britani të Madhe janë detyruar që të mbyllen nga frika se një i burgosur mund të kishte virusin e pashpjegueshëm të quajtur Koronavirus.

Stafi i njësisë së rojeve u ndërgjegjësua se një qytetar kinez që po mbahej aty kishte simptoma të këtij virusi dhe ndërmori veprime të menjëhershme.

Rreth orës 7 të mbrëmjes së kaluar, ata mbyllën dy qendra policore në Bristol, pas këshillës së dhënë nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetësor [NHS] i Britanisë së Madhe, shkruan Mirror, përkthen Periskopi.

Qytetari kinez thuhet të ketë qenë në kontakt me njerëz që së fundi kanë fluturuar në zonën e Wuhanit në Kinë, ku epidemia ka vrarë tashmë 25 njerëz./Periskopi

Shpërndaje në: