BE dhe Japonia arrijnë marrëveshje të tregtisë së lirë

BE dhe Japonia arrijnë marrëveshje të tregtisë së lirë

Bashkimi Evropian dhe Japonia janë dakorduar formalisht për një marrëveshje të tregtisë së lirë.

Marrëveshja i hap rrugë tregtisë së mallrave pa barriera tatimore midis dy zonave më të mëdha ekonomike në botë.

Plani bazë u nënshkra në Bruksel pas takimit midis kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, dhe presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ndërsa finalizimi i marrëveshjes u tha se mund të marrë ca kohë.

Presidenti i i Këshillit Evropian, Donald Tusk, tha se plani dëshmon angazhimin e BE-së ndaj tregtisë botërore.

Dy sektorët më të rëndësishëm janë makinat japoneze dhe blegtoria e BE-së.

Japonia është ekonomia e tretë më e madhe në botë, me një popullsi prej 127 milionë banorësh.

Nevojat e saj për qumësht dhe produkte qumështi janë rritur vazhdimisht në vitet e fundit, ndërkohë që fermerët në BE po luftojnë me rënien e kërkesave në vendet e tyre.

Shpërndaje në: