Dhelpra detyron aeroplanin të frenojë dhe të shtyjë fluturimin

Dhelpra detyron aeroplanin të frenojë dhe të shtyjë fluturimin

Shëtitja e një dhelpre në njërën nga pistat e Aeroportit të Cyrihut ka bërë që një aeropolan Airbus A380 të frenojë më mënyrë urgjente dhe të shtyjë fluturimin për më vonë. Kjo ka ndodhur të premten, pak para orës 11 me aeroplanin që do të fluturonte për në Singapur, njoftojnë sot mediat zvicerane.

Aeroplani i Singapore Airlines do të nisej nga pista 16 dhe tashmë kishte marrë shpejtësinë prej rreth 90 kilometrash në orë. Por një urdhëresë nga kulla e vrojtimit e Aeroportit të Cyrihut ka detyruar pilotin të frenojë në vend. Shkaku i urdhëresës: një dhelpër po kalonte nëpër pistë.

Fluturimi është realizuar pas një vonese prej 18 minutash.

 

Dhelpra detyron aeroplanin të frenojë dhe të shtyjë fluturimin

Shpërndaje në: