Dheu i Bardhë bëhet vjollcë: Konfiskohen 52 mijë franga nga qytetari, shteti ja merr 13 mijë

Dheu i Bardhë bëhet vjollcë: Konfiskohen 52 mijë franga nga qytetari, shteti ja merr 13 mijë

Dogana e Kosovës, përkatësisht njësitë anti-kontrabandë, kanë konfiskuar 52 mijë franga në pikën kufitare të Dheut të Bardhë.

Mjetet u gjetën në një veturë e cila u zgjodh për kontroll më të detajuar.

“Nga këto mjete 25% respektivisht 13,000.00 CHF i janë përcaktuar si gjobë për mosdeklarim të mjeteve monetare, ndërsa 75% respektivisht 39,000.00 CHF i ndalen për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.

Me rastin e zbulimit të mjeteve monetare është njoftuar edhe Prokuroria dhe rasti është duke u trajtuar nga Hetimet.

Shpërndaje në: