Dhimbje: Vdiq 8 vjeçarja nga Rahoveci që po trajtohej në Turqi

Dhimbje: Vdiq 8 vjeçarja nga Rahoveci që po trajtohej në Turqi

Pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruar jetë tetëvjeçarja nga fshati Kramovik i Rahovecit.

Vdekjen e Troja Kelmendit, e bëri të ditur kryetari i fshatit, Binak Berisha, ndërsa tha se ajo ndërroi jetë në njërin nga spitalet e Turqisë ku ishte dërguar për shërim, përcjell Klankosova.tv.

”Pas një smundjeje të rëndë në moshën 8 vjeçare në një nga spitalet e Turqisë ka ndrruar jetë vajza e Mustaf Kelmendit, Troja Mustaf Kelmendi

Në emër të të gjithë banorëve të fshatit Kramovik, familjes Kelmendi ju shprehim ngushëllime më të sinqerta, i madhi Zot ju dhasht forcë ta përballoni këtë dhimbje

Varrimi do të bëhët ditën e mërkurë dat 26.01.2022 ora 14:00 në varrezat e lagjes kelmendi në Kramovik”.

Shpërndaje në: