Dhjetë raste pozitive me koronavirus në Premier League – rekord në sezonin e ri

Periskopi.com Sporti

Dhjetë persona kanë dalë pozitiv me koronavirus në testimet e fundit të bëra nga Premier League – numri më i lart i rasteve pozitive që nga fillimi i sezonit.

Ata që kanë rezultuar pozitiv, e që nuk janë identifikuar, do të izolohen për dhjetë ditë.

Premier League teston në baza të përjavshme stafin e 20 klubeve.

Javën e kaluar, West Hami konfirmoi se trajneri David Moyes dhe lojtarët, Issa Diop dhe Josh Cullen, ishin vetëizoluar pasi rezultuan pozitiv me koronavirus.

Sezoni 2020/21 filloi më 12 shtator, pasi pandemia ndikoi në shtyerjen e kompeticionit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: