Dhjetë të vrarë në një qendër rehabilitimi për përdoruesit e drogës në Meksikë

Dhjetë të vrarë në një qendër rehabilitimi për përdoruesit e drogës në Meksikë

Dhjetë persona janë vrarë të shtunën kur disa persona të armatosur qëlluan me armë zjarri në një qendër për rehabilitimin e përdoruesve të drogës në Irapuato të Meksikës.

Guajanuato, rajon në pjesën qendrore të Meksikës, është bërë një nga pikat më të nxehta të dhunës së bandave, të cilat presidenti Andres Manuel Obrador ka premtuar se do t’i shtypë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, pavarësisht vendosjes së masave të izolimit për shkak të koronavirusit, vrasjet po vazhdojnë t’i testojnë nivelet rekorde.

Sipas hetimeve preliminare, zyrtarët rajonalë thanë se qendra e rehabilitimit është sulmuar nga tre persona të armatosur.

Autoritetet janë duke e hetuar vrasjen e tre burrave në një sulm tjetër të shtunën në qytetin Celaya, në jug të Irapuato-s.

Qendrat e rehabilitimit edhe në të kaluarën kanë qenë cak i bandave kriminale, të cilat zhvillojnë luftë të pamëshirshme mes vete për marrje të kontrollit në biznesin e drogës.

Në shtator të vitit 2017, së paku 14 persona ishin vrarë dhe disa të tjerë ishin plagosur në një sulm ndaj një qendre rehabilituese në qytetin Chihuahua.

Shpërndaje në: