Dhjetëra të vdekur dhe miliona të bllokuar nga përmbytjet në Indi dhe Bangladesh

Dhjetëra të vdekur dhe miliona të bllokuar nga përmbytjet në Indi dhe Bangladesh

Të paktën 59 persona raportohet se kanë vdekur nga goditjet e rrufesë dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhitë e forta në Indi dhe Bangladesh.

Miliona njerëz kanë mbetur të bllokuar ndërsa punonjësit e urgjencës kanë luftuar për të arritur tek të prekurit.

Sinoptikanët paralajmërojnë se përmbytjet pritet të përkeqësohen gjatë ditëve në vijim, shkruan BBC.

Zyrtarët e qeverisë së Bangladeshit i kanë përshkruar përmbytjet e fundit si më të rëndat në vend që nga viti 2004.

Shirat e pandërprerë gjatë javës së fundit kanë përmbytur sipërfaqe të gjera të rajonit verilindor të vendit, të përkeqësuar nga reshjet nëpër malet në Indinë fqinje.

Shkollat janë shndërruar në strehimore të improvizuara dhe trupat janë vendosur për të evakuuar familjet e shkëputura nga komunitetet fqinje si rezultat i rritjes së ujërave.

Shpërndaje në: