Dhoma e Përfaqësuesve në ShBA e miratoi projektligjin 40 miliardë dollarësh për Ukrainën

Periskopi.com Lajme

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  e udhëhequr nga demokratët ka votuar të martën në mbrëmje për të miratuar një projektligj rreth 40 miliardë dollarë për t’i ofruar ndihmë Ukrainës, derisa ajo vazhdon të përballet me sulmet e Rusisë.

Kjo më pas do të duhet të miratohet nga Senati amerikan përpara se të shkojë te presidenti Joe Biden për t’u nënshkruar si ligj.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, kishte deklaruar se ata do të veprojnë me shpejtësi për ta miratuar këtë projektligj dhe me pas ta dërgojnë në tryezën e Bidenit.

Ndihma për Ukrainën ka qenë një pikë e rrallë që demokratët dhe republikanët janë bërë bashkë për një gjë.

Projektligji që e miratoi Dhoma e Përfaqësuesve parashikon fonde për një listë të gjatë prioritetesh, duke përfshirë ndihmën ushtarake dhe humanitare, shkruan Cnn.