Dhuna në familje: Gruaja ikë nga grushtet e burrit, hidhet nga ballkoni

Dhuna në familje: Gruaja ikë nga grushtet e burrit, hidhet nga ballkoni

Dhuna në familje bashkon Kosovën me Shqipërinë. Së fundi, një rast mjaft i rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Një grua për pak ka gjetur vdekjen në tentativë për ti shpëtuar dhunës së bashkëshortit. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Aktualisht kjo shtetase ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shpërndaje në: