Dhuna në familje: Katër burra rrahën gratë, njëri nga diaspora kanosi të tijën, një tjetër rrahu motrën

Dhuna në familje: Katër burra rrahën gratë, njëri nga diaspora kanosi të tijën, një tjetër rrahu motrën

Në raportin e fundit policor janë shënuar një varg rastesh të dhunës në familje.

Në katër prej këtyre rasteve, burrat i kanë rrahur bashkëshortet për motive të ulëta.

Një e tillë ndodhi në Podujevë, dhe llapjani në fjalë është dërguar në mbajtje, përcjell Periskopi.

Në Fushë Kosovë, shkaku i dhunës që e pësoi nga burri, një grua përfundoi në spital. Burri ndodhet në arrati për momentin.

Edhe në Prishtinë një grua u rrah nga bashkëshorti.

Ndërkohë, në Fushë Kosovë bashkëshorti nga diaspora e ka kanosur gruan e tij në Kosovë.

Në Novobërdë, po ashtu burri ka sulmuar fizikisht gruan ndërsa në Malishevë burri thjesht e ka kanosur.

Ndërkohë që në Vushtrri ka pasur një sulm të një burri ndaj motrës së tij. /Periskopi

Shpërndaje në: