Dhuna në familje: Një vajzë sulmon nënën me thikë, një djalë e rrah – një tjetri i gjendet kallashi me 82 fishekë

Dhuna në familje: Një vajzë sulmon nënën me thikë, një djalë e rrah – një tjetri i gjendet kallashi me 82 fishekë

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar katër raste të dhunës në familje.

Rasti më i rëndë është shënuar në Gjakovë, ku një grua ka sulmuar me thikë nënën e saj. Kjo e fundit ka pësuar lëndime të lehta trupore, derisa gruaja sulmuese po mbahet nga policia.

Edhe në Suharekë është shënuar një rast i rëndë, ku një burrë në gjendje të dehur ka kanosur verbalisht dhe ka dëbuar nga shtëpia gruan me fëmijët.

Policia i ka gjetur dhe konfiskuar suharekasit një kallashnikov AK47 me plot 82 fishekë, raporton Periskopi.

Raste të dhunës në familje janë regjistruar edhe në Prishtinë e në Podujevë. Në kryeqytet, një djalë ka sulmuar motrën e tij.

Ndërkohë që në Podujevë, ka kanosur verbalisht e ka sulmuar fizikisht nënën e tij. /Periskopi

Shpërndaje në: