Dhunë në futbollin kosovar, përleshje fizike në ndeshjen Llapi-Arbëria

Dhunë në futbollin kosovar, përleshje fizike në ndeshjen Llapi-Arbëria

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar tri takime të IPKO Superligës së Kosovës në futboll, shkruan Insporti.

Në sfidën e zhvilluar në Podujevë, mes Llapit dhe Arbërisë ka ndodhur një incident në përfundim të pjesës së parë.

Pas përfundimit të 45 minutave të parë, në shkallët e stadiumit “Zahir Pajaziti” ndodhi një tollovie e madhe, teksa u përleshën antarët e sigurimit të stadiumit me disa persona fizik.

I shpejti ishte reagimi i Policisë së Kosovës të cilët qetësuan situatën.

Kujtojmë që skuadra vendase Llapi arriti të triumfonte 2-0 ndaj Arbërisë me golat e Zhdrellës dhe Ahmed Januzit.

Shpërndaje në: