Dhunohet një e mitur në Gjilan

Dhunohet një e mitur në Gjilan

Një grua nga Gjilani ka raportuar se vajza e saj e mitur është dhunuar nga një person.

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Gjilan, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Po ashtu, është bërë e ditur se i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.

“Gjilan11.10.2021 – 16:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj femër kosovare e mitur dyshohet se është dhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërsa viktima do të dërgohet për ekzaminim mjekësor”, bëhet e ditur në raportin e policisë.

Shpërndaje në: