Dhunohet një i mitur në Prishtinë

Dhunohet një i mitur në Prishtinë

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës ka njoftuar se është dhunuar një fëmijë nga një i rritur, teksa i dyshuari i mitur ia ka vjedhur portofolin dhe një telefon.

Në lidhje me rastin janë njoftuar organet kompetente të cilat po e procedojnë rastin tutje.

“Prishtinë 25.11.2021 – 00:10-03:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (njëri i mitur), pasi që i dyshuari i moshës madhore dyshohet se e ka dhunuar të dyshuarin e mitur, ndërsa i dyshuari i mitur dyshohet se ja ka vjedhur portofolin dhe një telefon. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në: