Dhunuan xhaxhain, arrestohen dy vëllezër

Dhunuan xhaxhain, arrestohen dy vëllezër

Dy vëllezër janë vënë në pranga pasi akuzohen për dhunë fizike ndaj xhaxhait të tyre.

Policia e Lushnjes ka bërë të mundur arrestimin e Eridjol dhe Erald Nako 21 dhe 26 vjeç pasi për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe trup, në banesën e tij, xhaxhain e tyre shtetasin Ll.N, 56 vjeç, banues në Krutje, Lushnje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni  130/a/4 i Kodit Penal.

Shpërndaje në: