Dhurata Ahmetaj tregon të vërtetën mbi Xherdan Shaqirin

Dhurata Ahmetaj tregon të vërtetën mbi Xherdan Shaqirin

Këngëtarja, Dhurata Ahmetaj dhe futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri thuhej se kishin nisur një romancë mes vete.

Kjo për shkak se dyshja kishin filluar të ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale, por në të njëjtën kohë edhe udhëtimet e shpeshta të Dhuratës drej Londrës ku sipas Prive-s shkonte ta takonte Shaqirin.

Por nuk u bë vonë, Dhurata dhe Xherdani e larguan njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe këtu u spekulua se e kanë përfunduar lidhjen e tyre. Në të njëjtën kohë, vizitat e saj drejt Londrës u pakuan.

Ndërsa, sot këngëtarja ka bërë një postim në ‘Instagram‘ që ka shtuar dyshimet se postimi që ajo ka bërë ka të bëjë me futbollistin.

‘Asnjëherë mos lejo që njerëzit e njëjtë të dëshpërojnë dy herë’, është postimi i Dhuratës.

Se a ka të bëjë me futbollistin do ta mësojmë ndërkohë.

Rikujtojmë se, muaj më parë për futbollistin kosovar raportuan mediat e huaja se kishte kaluar kohën në një jaht luksoze me femra pothuajse të zhveshura, pas lajmeve se është ndarë nga Dhurata.

Shpërndaje në: