Dhurata e veçantë që ia bëri Donaldi Borës për përvjetor

Dhurata e veçantë që ia bëri Donaldi Borës për përvjetor

Mbrëmë në emisionin Big Brother VIP, është rikthyer sërish vëmendja te historia e dashurisë së Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, shkruan Express.

Ishte Donaldi, ai që tregoi se dje kishin përvjetorin e njohjes.

“Sot para tri vitesh, me datë 5, unë jam lidhur me Borën”, tha Donaldi.

E për këtë përvjetor, ai zgjedhi t’ia bëjë edhe një dhuratë me mundësitë që kishte.

Ai e hoqi zingjirin që e mbante në qafë që prej fillimi dhe e futi në një kuti të çokallatave dhe e gjuajti përtej murit, në mënyrë që ta merrte Bora. Ai i dërgoi edhe një puthje përmes ekranit.

Më pas, moderatorja Arbana Osmani i premtoi Donaldit që dhurata e tij do të shkonte në duart e Borës.

“Do kujdesemi që t’i dërgojmë zonjushës”, tha Arbana.

Ndryshe, kur ishte realizuar takimi mes Donaldit dhe Borës në Big Brother VIP, Bora gjatë tërë kohës luante me këtë zingjir të Donaldit./

Shpërndaje në: