Di Caprio në filmin e ardhshëm të Tarantinos?

Periskopi.com Kulturë

Regjisori Quentin Tarantino raportohet se po synon që ta përfshijë Leonardo DiCaprion në filmin e tij më të ri.

I bazuar në vrasjet e kryera nga Familja Manson, filmi ende nuk ka një titull zyrtar dhe aktualisht po i referohen si 9, numri i filmave që Tarantino ua ka bërë regjinë.

Një pjesë në këtë film raportohet se po shkruhet për DiCaprion, ndërsa pjesë të këtij filmi po ashtu janë vënë anash për Brad Pitt, Samuel L. Jackson, ndonëse asnjëri nga këta tre nuk ka nënshkruar.