Di Maria edhe më afër Juventusit, këto janë detajet nga marrëveshja që raportohet se është afër finalizimit

Di Maria edhe më afër Juventusit, këto janë detajet nga marrëveshja që raportohet se është afër finalizimit

Angel Di Maria duket se është edhe më afër kalimit te Juventusi.

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar këtë të diel se kanë përparuar negociatat mes klubit italian dhe lojtarit.

Sipas mediumit italian, marrëveshja tashmë është pothuajse e arritur.

Argjentinasi te “Zonja e Vjetër” pritet që të fitojë 7 milionë euro në sezon.

34-vjeçari do të nënshkruajë kontratë një-vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një vit të dytë.

Angel Di Maria te Juventusi do të kalojë si lojtar i lirë. Ai së fundi ishte pjesë e Paris Saint-Germainit, klub me të cilin ndau rrugët javë më parë.

Shpërndaje në: