Di Maria flet për skenat e ndeshjes Brazil-Argjentinë, i shokuar me personat që u futën me armë në fushë

Di Maria flet për skenat e ndeshjes Brazil-Argjentinë, i shokuar me personat që u futën me armë në fushë

Angel Di Maria ka dhënë disa komente lidhur me ngjarjet që ndodhën në ndeshjen Brazil – Argjentinë, ku policia federale e Brazilit ndaloi ndeshjen.

Policia Federale në bashkëpunim me punonjësit shëndetësorë u futën në fushën e blertë për të penguar katër lojtarë të Argjentinës që të vazhdojnë lojën. Në fushën e blertë kishte edhe të armatosur dhe kjo e ka lënë të shokuar yllin e PSG.

“Sinqerisht, nuk dinim asgjë. Ata na thënë një gjë, pastaj një tjetër. Presidenti erdhi the tha se mund të luanim”, ka thënë Di Maria, transmeton Periskopi.

“Ne dolëm në fushë, askush nuk tha asgjë, bënim përgatitjet dhe asgjë nuk ndodhi… ishte e çuditshme, vështirë për t’u shpjeguar. Ishte e turpshme”, ka shtuar argjentinasi.

Anësori e sheh këtë problem më shumë si problem politik. “Pritje deri sa filloi ndeshja, për ta ndaluar në atë mënyrë, për secilin që futej të kishte një armë. Pak më shumë politike nga ana e tyre sesa e jona”, ishin fjalët e yllit të PSG.

Ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës u suspendua nga CONMEBOL. Ajo ishte e vlefshme për kualifikueset e Katar 20222. /Periskopi/

Shpërndaje në: