Dialogu Kosovë-Serbi: Hyseni i bën thirrje Kurtit t’i kthehet parimeve të vendosura nga qeveria Hoti

Dialogu Kosovë-Serbi: Hyseni i bën thirrje Kurtit t’i kthehet parimeve të vendosura nga qeveria Hoti

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe ish-Koordinatori për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, e ka përkrahur qasjen e kryeministrit Kurti për atë që ka deklaruar se është i interesuar të diskutojë elementet e marrëveshjes së përgjithshme me Serbinë.

Hyseni thotë se këtë e përkahë plotësisht, nëse “Kurti e mendon dhe nëse përfundimisht e ka kuptuar se strategjia e deritashme e dialogut që ka zhvilluar ai në Bruksel ka qenë tërsisht e gabuar”, përcjell Periskopi.

“Kurti duhet përfundimisht ta kuptojë se në dialog duhet trajtuar vetem ate që ka rëndësi primare, e që është arritja e një marrëveshje të përgjithshme me njohje të ndërsjellë, e cila rrjedhimisht dhe, me automatizëm i zgjidhë të gjitha çështjet tjera midis Kosovës dhe Serbisë”.

“Qeveria e Kosovës nuk duhet të bie në grackën e Serbisë duke bërë dialog për çështje të veçanta, sepse kjo qasje dialogun e degradon dhe si rrjedhim sjellë forcimin e status-quosë, që është interes jetik i Serbisë dhe Rusisë. ”

Ai tutje shtoi se, kryeministri Kurti duhet t’i kthehet fromulës dhe platformës që e kishim vendosur gjatë qeverisë Hoti.

Postimi i plotë i z. Hyseni:

Takimi i kryeministrit Albin Kurtit me presidentin serb, Aleksander Vuçiq pritet të mbahet në Bruksel më 18 gusht të këtij viti.

Shpërndaje në: