Diaspora i hidhet në qafë Leonard Kërqukit, ky ka një pyetje: Mirë bre vllazën e motra

Diaspora i hidhet në qafë Leonard Kërqukit, ky ka një pyetje: Mirë bre vllazën e motra

Gazetari dhe drejtori i televizonit 7, z.Leonard Kerquki, ka treguar se po merr shumë mesazhe nga diaspora, lidhur me kritikat e tij ndaj Qeverisë Kurti pasi Kosova sot u fut në reduktime. Por, z.Kërquki ka një pyetje për ta.

Kërquki shkruan:

Mbreme e sot kam marre plot mesazhe dhe per çudine teme krejt ishin shqiptare qe punojne ne Europe.

Te gjithe te pakenaqur pse po e kritikoj Qeverine per kthimin e reduktimeve te energjise elektrike; 6 me 2. Zakonisht, keta te jashtit perkujdesen me ne perkujtu se kriza eshte globale dhe rrjedhimisht Albini s’ka faj ketu.

Mire bre vllazen e motra, amo a po me tregoni a ka far reduktime andej kah Europa? Jo prishje te rrjetit qe eshte normale, por reduktime te rrymes?

Normalisht se nuk ka.

Ne fakt, s’ka pas as ne Kosove tash e nje dekade, amo tash u rikthyen dhe ate ne pike te veres. Siç dihet, reduktime veres ne Kosove nuk ka pas as ne vitin 2002.

Shpërndaje në: