Diaspora nuk duhet plaçkitur e injoruar nga shteti

Diaspora nuk duhet plaçkitur e injoruar nga shteti

Ai  në një intervistë për Gazetën Lajm, është shprehur se diaspora me potencialin më intelektual, idealizimin plotë atdhedashuri ka dhënë shumë për Kosovën, por po merr pak nga Kosova. Ai po ashtu ka thënë se kontributi i diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit është tepër i rëndësishëm. Në këtë intervistë Gërvalla ka folur për aktivitete e Nisma’s në Evropë.  Ai ka treguar se Nisma shtrihet në shtatë shtete të Evropës dhe se është pritur shumë mirë nga shqiptarët e Kosovës që jetojnë atje. Veç tjerash ai ka folur edhe për zgjedhjet në komunën e Drenasit dhe ka thënë se Nisma është fitues moral i zgjedhjeve.

Gërvalla është shprehur se Nisma për Kosovën në diasporë ka qenë afër mërgimtarëve gjatë tërë vitit, duke biseduar dhe  dhënë porosi të qarta se diaspora-mërgata është partner i fuqishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Diaspora-mërgata ka kapacitete  intelektuale, financiare, mbi të gjitha mërgata vetëm kërkon nga shteti të mos e pengoj, t’i lë hapësirë që të kontribuoj në zhvillimin e shtetit, duke u përkrahur nga shteti, e jo duke u plaçkitur dhe injoruar, siç kanë vepruar deri më tani me mërgatën e cila ka qenë dhe ka mbetur e vetmja shtyllë kryesore e Kosovës, e them me plotë përgjegjësi po  që në fillim të mos ishte injoruar mërgata, sot do të ishim bërë Zvicra e dytë, nga që fuqia e mërgatës në botë është e madhe”, ka theksuar Gërvalla.

z.Gërvalla Nisma filloi këtë vit me aktivitete dhe përmbylli me suksese, si e përshkruani aktivitetin e Nismës për këtë vit ?

Gërvalla: Nga muaji Mars i këtij viti Nisma për Kosovën në diasporë, ka filluar aktivitetin e saj politik,si parti me programin e sajë ju është afruar mërgimtarëve për një aktivitet ma ndryshe se partitë tjera. Ka qenë një angazhim i aktivistëve të Nismës në shtatë shtete të Evropës i organizuar  dhe i koordinuar jashtëzakonisht mirë. Në fillim pasi isha emëruar nga vet Kryetari Limaj si koordinator i Nismës në Evropë, mora përsipër organizimin e këtij subjekti. Detyra e parë ishte qe të jem i lidhur ngushtë dhe të komunikoja me veprimtar, intelektual dhe afaristët mërgimtar, si dhe më vetë bashkëkombësin tonë-mërgimtar. Qëllimi im ishte dhe ka mbetur përkrahja e mërgatës dhe këtë nuk mund ta bëja ndryshe përpos që të inkuadrohem në një parti dhe atë pa hezitim iu bashkova Nismës me qëllim që ta shpalosi idenë për një organizim pak ma ndryshe se partitë tjera,emërova në shtatë shtete të Evropës përfaqësuesit e Nisma-së,dhe amë pas krijuan organet drejtuese të Këshilli drejtues. Si rezultat i angazhimeve në teren dhe bisedat e vazhdueshme me mërgimtaret kuptuam se mërgimtaret e pritën mirë subjektin tonë Nisma. Në muajin Maj, pikërisht me 7 maj mbajtëm Kuvendin e parë zgjedhor të Nisma-së për Evropë, zgjodhëm Këshillin drejtues dhe kryesinë. Punimet e kuvendit i kanë përcjellë edhe dy anëtarë të kryesisë së Nismës nga kryesia qendrore, z. Haxh Shala dhe Bajram Hasani. Ndërsa, angazhimi tjetër i radhës ishte caktimi i delegatëve nga diaspora për kongresin që Nisma mbajti ne fund të muajin qershor të këtij viti.

 

  1. Gërvalla: Kur flisni për kongresin e Nismës, mund të na flisni se sa jeni përfaqësuar si mërgatë?

Gërvalla: Të them të drejtën përfaqësimi i mërgatës në këtë kongres, është për shembull të mirë, gjë që për herë të parë ndodhë që në një parti të jetë e përfshira me një numër të madh mërgata,ku Nisma për diasporë merr pjesë me 16-delegat. Këtë asnjëherë  parit tjera nga diaspora, me kaq numër të madh nuk ka marr pjesë. Më rëndësi është të theksohet se jo qe kemi qenë vetëm pjesëmarrës, po ajo më e rëndësishmja është të theksohet se kemi qenë me te drejtë vote të barabartë si çdo delegat pjesëmarrës. Andaj në këtë kongres, kongresin e Nismës, m’u kam dhënë fjala në shenj të respektit dhe të punës për mërgatë, ku kam paraqitur para delegatëve tërë punën dhe angazhimin e mërgatës, si dhe kërkesat, mundësin e përfshirjes se tyre në vendimmarrje, si: në Qeveri, Parlament, investime dhe në diplomaci. Një pjesë e programit tim është përfshirë edhe në programin qeverisë të Nismë-së .Nga kongresi ,Nisma për Kosovën në Evropë u përfshi edhe në organet drejtuese,si katër delegat morën votat për këshillin kombëtar, kurse kryetari i Nismës për Diaspora, Kadri Gërvalla, u bë edhe pjesë e kryesisë qendrore të Nisma-s.

z.Gërvalla Pse thoni se dalloni nga partitë tjera ?

Gërvalla : Po është e vërtetë se ne dallojmë nga partitë tjera nga forma organizative e deri te përfshirja në organet drejtuese në qendër. Do mundohet thjesht t´ju sqarojë:Në fillim ne kemi një këshill drejtues për krejt Evropën,ne kemi një Kryesi të Nismë-së ,për krejt Evropën,ne kemi delegate nga diaspora që janë në këshillin kombëtar dhe çka është me rëndësi ne kemi në kryesinë qendrore përfaqësuesin e Nismës nga diaspora. Ndryshojmë edhe me programin tonë Social demokrat, por bashkëpunojmë me të gjitha partitë tjera që kanë aktivitet në diasporë-mërgatë.

 

z.Gërvalla Si e kanë organizimin partitë tjera në diasporë?

Gërvalla: Nuk më takon mua të flas për partitë tjera, po unë e di pasi që kam qenë pjese e politikës me vite në diasporë, se; Partit tjera nuk e kanë një kryesi dhe një  këshill drejtues për Evropën, e kanë çdo shtet kryesi dhe këshill, e dyta në këshillin drejtues mund të kenë delegat, por dallimi i madh është se asnjë parti nga diaspora nuk kanë në kryesitë e tyre qendrore në Kosovë dikë nga diaspora. Pra, Nisma prapë po them se dallon, bashkëpunon dhe koordinon edhe me partitë, shoqatat tjera në diasporë-mërgatë.

Zgjedhjet në Drenas, i fitoi PDK, sa ishte aftë Nisma për t’i fituar këto zgjedhje?

Gërvalla:Në Drenas kishte zgjedhje të jashtëzakonshme, ne si Nismë jemi futur në garë si çdo parti tjetër. Ajo çka e dalloi Nismën në këtë fushatë ishte programi që shpalosi Nisma dhe vet kandidati Isa Xhemjlaj. Ne jemi dëshmitar të qeverisë Komunale në Drenas, ku pas 16-të vite qytetarëve të kësaj Komune iu afruam një program zhvillimor më ndryshe për qytetaret e Drenasit. Pra, Nisma ishte për ndryshime në interes të Drenasit, siç ishin edhe një pjesë e votuesve, për të ju thënë të drejtën ishin ndikues edhe disa faktor të tjerë që ia zunë frymën votuesit dhe demokracisë në Drenas. Pikërisht ishte thua i tërë aparati qeveritar i Kosovës që u mobilizuan në Drenas për t’i fituar zgjedhjet edhe duke bërë presion mbi votuesin, andaj dhe ky është rezultati. Në demokraci vota është instrumenti më i fuqishëm,kuptohet është fjala për vendet  ku demokracia ka bazën të mbështetur në parimet kushtetuese. Nisma ka dal fitues në Drenas me programin e saj,ka dal fitues për angazhimin e qindrave aktivistëve të sajë që  nuk u ndalën por punuan në terren fshat më fshat ku vulosën programin e Nismës. Pra,  moralisht kemi fituar, të respektuar dhe kemi ber ndryshim në mendjen e 38%  të votuesve. Kjo na jap shpresë dhe kurajo se jemi në rrugë  të mbarë dhe të sigurt, gjë që në të ardhmen shpresojmë se fitorja do t’i takon Nismës meqë dhe është i angazhuar për qytetarin, suksesin dhe zhvillimin e ekonomisë, punësimit, kulturës, shëndetësisë dhe mbi të gjitha për të ruajtur vlerën e shtetit, të një shtetit demokratik me në drejtësi, arsim shëndetësi të pavarur e pa ndikuar nga politika.

Ju si Nisma për Kosovën në Diasporë ,sa keni ndihmuar në këto zgjedhje?

Gërvalla:Nisma për Kosovën në diasporë,kemi dhanë kontributin tonë në përkrahje të kandidatit z Isa Xhemajlaj. Një delegacion i Nismës nga diaspora ka marr pjesë gjatë fushatës dhe kemi qenë pjesë e delegacioneve në Drenas, Arllat, Abri, Komoran etj. Ne kemi një bashkëpunim të mirë me qendrën në Prishtinë dhe koordinohemi shumë mirë mes veti. Diaspora fuqia më e madhe investuese në Kosovë, diaspora me potencialin më intelektual,diaspora me idealizimin plotë atdhedashuri,diaspora ka dhanë shumë për Kosovën,diaspora po merr pak nga Kosova. Kontributi i diasporës në zhvillimin ekonomik të vendit është tepër i rëndësishëm, ne si Nisma jemi munduar që objektiv  yni të jetë edhe inkurajimi dhe përkrahja e investimeve  të diasporës-mërgatës.

 

Jemi në fund vitit dhe çfarë porosie keni për këto festa të fundvitit?

Gërvalla: Nisma për Kosovën në diasporë ka qenë afër mërgimtarëve gjatë tërë vitit, kemi biseduar, dhënë porosi të qarta se diaspora-mërgata është partner i fuqishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Diaspora-mërgata ka kapacitete  intelektuale, financiare, mbi të gjitha mërgata vetëm kërkon nga shteti të mos e pengoj, t’i lë hapësirë që të kontribuoj në zhvillimin e shtetit, duke u përkrahur nga shteti, e jo duke u plaçkitur dhe injoruar, siç kanë vepruar deri më tani me mërgatën e cila ka qenë dhe ka mbetur e vetmja shtyllë kryesore e Kosovës, e them me plotë përgjegjësi po  që në fillim të mos ishte injoruar mërgata, sot do të ishim bërë Zvicra e dytë, nga që fuqia e mërgatës në botë është e madhe. Jemi në prag të festave të fundvitit dhe porosia e Nismës për Kosovën në diasporë do jetë falënderues për gjithë mërgimtaret që kurrë nuk kursyen asgjë për atdheun e tyre, ku fanatikisht ruajnë lidhjet me atdheun, gjuhën, kulturën dhe  për këtë ndihen krenar, po aq edhe më tepër për përkushtimin ndaj atdheut, Shqipërisë dhe Kosovës. Uroj nga zemra të gjithë mërgimtarët, që festat e fundvitit t’i kalojnë me familjet e tyre në paq, lumturi! Po ashtu uroj që viti i ardhshëm të fillojë me suksese në çdo fushë ku jeton dhe vepron bashkëkombësi ynë, mërgimtari!  Urime mërgimtar festat e fundvitit!

Shpërndaje në: