Dick Marty në shënjestër të shërbimit sekret serb, reagon ish-ambasadori amerikan

Dick Marty në shënjestër të shërbimit sekret serb, reagon ish-ambasadori amerikan

Ish-ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka reaguar pasi ish-senatori zviceran dhe përpiluesi i raportit me pretendime për trafik organesh, Dick Marty, ka treguar se që nga viti 2020 jeton nën masa të rrepta të sigurisë pas informacioneve se shërbimi sekret i Serbisë e ka vënë në shenjë për ta likuiduar dhe më pas për ta fajësuar faktorin shqiptar për një gjë të tillë.

Delawie thotë se Marty është një nëpunës me karrierë të gjatë dhe se nuk duhet që në vendin e tij të jetojë nën masa sigurie 24/7.

Tutje Delawie thotë se Ballkani s’ka nevojë për telashe shtesë si rasti me “supozimet për vrasjen e Martyt”.

“Z. Marty është një nëpunës publik me karrierë. Ai nuk duhet të jetojë me siguri 24×7 në Zvicër, në vendin e tij. Ballkani nuk ka nevojë për ndonjë telash shtesë si ky komplot i supozuar i vrasjes”, ka shkruar Delawie.

Shpërndaje në: