‘Diçka nuk është në rregull me Chelsean’ – E ardhmja e Tuchelit në kërcënim pas barazimit me Brightonin

‘Diçka nuk është në rregull me Chelsean’ – E ardhmja e Tuchelit në kërcënim pas barazimit me Brightonin

Jamie O’Hara beson se trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel mund të përballet me shkarkim nëse dështon të përmirësohet shpejt.

Ecuria pa fitore e ‘Të Kaltërve’ në Premier League shkoi në katër ndeshje, pas barazimit zhgënjyes 1-1 kundër Brightonit, të martën mbrëma, transmeton Periskopi.

Skuadra e Tuchelit ishte e dobët përsëri dhe, pasi tashmë ka mbetur shumë prapa në luftën për titull, së shpejti mund të fillojë të shikojë prapa krahëve në betejën për top katërshe.

O’Hara, ish-mesfushori i Spurs, beson se është një ndjenjë e keqe në kampin e Chelseat, duke sugjeruar se intervista kontraverse e Lukakut me një medie italiane mund të jetë shkaktari.

O’Hara tha: “Kur Tuchel hyri, ata fituan Ligën e Kampionëve dhe duke hyrë në këtë sezon ata dukeshin si një skuadër e duhur.

“Përpjekja për ta thyer Chelsean ishte pothuajse e pamundur. Ju nuk keni shënuar kundër tyre.

“Lukaku në fillim të sezonit po shënonte gola, ai po fluturonte dhe ju po mendoni, ‘Kjo skuadër e Chelseat duket e rrezikshme’.

“Papritur, që nga ajo intervistë, e di që ata kanë pasur edhe disa lëndime, por thjesht nuk duken i njëjti ekip.

“Ata duken më të lehtë për të shënuar kundër, ata duken të hapur, nuk po luftojnë për njëri-tjetrin, duket se ka pak debate që ndodhin brenda dhe jashtë fushës.

“Diçka nuk është në rregull. Ju e dini se si është Roman Abramovich me menaxherët. Nëse ai e sheh atë duke shkuar në jug, e largon shpejt.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: