Diego Costa po shkon atje ku më së paku pritej

Diego Costa po shkon atje ku më së paku pritej

E ardhmja e Diego Costës është larg Chelseat. Megjithatë sulmuesi spanjoll nuk do të shkoi as në Kinë, por as te ish skuadra e tij, Atletico Madrid.

Raportohet se Costa është pranë marrëveshjes me gjigantin turk, Beshiktash. Mediat turke shkruajnë se transferimi i Diego Costës mund të jetë më i shtrenjti në histori të futbollit turk.

Beshiktash dje ka patur takim me agjentin e futbollistit dhe se është arritur një marrëveshje verbale.

Dëshira e futbollistit ishte rikthimit te Atletico por që UEFA së fundi e ka dënuar këtë skuadër për të mos bërë transfere këtë afat kalimtar./Indeksonline/

Shpërndaje në: