Diego Costa rikthehet në Premier League

Diego Costa rikthehet në Premier League

Diego Costa është rikthyer në Premier League, me Wolverhampton që ka konfirmuar kompletimin e nënshkrimit me sulmuesin spanjoll, përcjell Periskopi.

Ish-sulmuesi i Chelsea mund të fillojë aventuren e re pikërisht kundër kampionit aktual, Manchester City, nëse konfirmohet zhvillimi i takimit të shtunën.

Costa ishte lojtari i lirë pas largimit nga klubi brazilian, Atletico Minero në janar dhe tani iu bashkua skuadrës angelze si zëvendësim për të lënduarin Sasa Kalajdzic.

33-vjeçari rikthehet në Premier League pas 5 viteve, ku kishte shënuar 58 gola në 120 ndeshje për Chelsea në vitet 2014-2017 dhe kishte fituar dy herë titullin. /Periskopi/

Shpërndaje në: