Diego Maradona turpëron veten në ceremoninë nderuese nga Napoli (Foto)

Ish sulmuesi i Napolit dhe Argjentinës, Diego Maradona u nderua si qytetar nderi nga qyteti i Napolit, gjatë një ceremonie të organizuar në qytetin italian.
Napoli ka pensionuar fanelën me numrin 10 në vitin 2000, transmeton Periskopi.
Për këtë fakt Maradona tha se fanelën me numrin e tij mund ta bartë ylli i tanishëm i Napolit, Lorenzo Insigne.
Por ajo që ka dominuar në mediat italiane pas kësaj ceremonie ishin gjestet e Maradonas, i cili u duk pak si shumë në qejf gjatë mbrëmjes.
Në një moment ai hipi edhe mbi veturë dhe filloi ta zhvesh këmishën e tij.
Diego u përshëndet nga shumë tifozë të Napolit që kishin ardhur për ta parë.