Diell e shi, ky është parashikimi i motit për nesër dhe katër ditët e ardhshme

Diell e shi, ky është parashikimi i motit për nesër dhe katër ditët e ardhshme

Mot relativisht i qëndrueshëm në javën vijuese. Më ngrohtë e më shumë diell. Të martën mundësi për rrebeshe shiu.

Nga dita e enjte edhe në aspektin termik do të jetë më ngrohtë, me temperatura maksimale edhe mbi 25C.

Fundjava sërish sjell kushte për të reshura shiu, dhe një rënie të lehtë të temperaturave.

9.05 – Kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.
10.05 – Pjesërisht vranët. Pasdite, lokalisht do të ketë zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima.
11.05 – Kryesisht me diell. Rreth viseve malore pasdite mundësi për zhvillime të rrebesheve të shkurta të shiut me bubullima.
12.05 – Më ngrohtë, e kryesisht me diell.
13.05 – Pjesërisht vranët dhe shumë ngrohtë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 7C e 11C, e maksimalet ndërmjet 22C e 25C, ndërsa të premten rriten edhe deri në 27C e 28C.
Era frynë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-11m/s, e nga dita e enjte e lehtë nga jugperëndimi.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.

 

Shpërndaje në: