Dielli lind përsëri në Kiev: Qindra qytetarë shijojnë motin e mirë

Dielli lind përsëri në Kiev: Qindra qytetarë shijojnë motin e mirë

Banorët e Kievit dolën të shtunën për të shfrytëzuar temperaturat e larta deri në 34 grdadë celsius, me qindra qytetarë që shijonin rrezet e diellit në plazhin qëndror të qytetit- pak javë pasi që kryeqyteti ukrainas u rrethua nga forcat pushtuese ruse me raketat që shkatërruan ndërtesa dhe vranë civilë, shkruan Daily Mail, përcjell Periskopi.

Fotografitë e bëra nga brigjet e lumit Dnieper shfaqin qyetarët në diell, duke notuar dhe duke luajtur volejboll, me qiellin e qytetit të parë matanë lumit.

Më herët gjatë këtij viti, pamja e njejtë do të përbëhej nga tymi duke u shpërndarë në qiell teksa raketat ruse bombardonin Kievit dhe lufëtarët ukrainas që luftonin për ta ruajtur marrjen e qendrës nga okupatorët.

Atëherët, bora mbulonte shumicën e qytetit. Tani, moti veror koincidon me paqen relative pasi që forcat e Vladimir Putinit u zbrapsën nga kryeqyteti dhe u zhvendosën në Ukrainën lindore.

Por aty gjithashtu një ndjenjë të ankthit teksa burrat nga kryeqyteti po vazhdojnë të thirren për në vijat e frontit- ku pothuajse çdo ditë po vriten nga 100 ushtarë ukrainas- dhe rreziku i sulmit është ende present, me Kievin që është sulmuar nga raketat ruse së fundmi të dielen.

Pas sulmit fillestar të Rusisë ndaj Kievit, ku u shkaktuan vdekje dhe shkatërrim, kryeqyteti e gjeti veten në pozicionin një kalimtari në luftë.

Teksa civilët e Kievit po shijojnë një periudhë të qetësisë, luftimet po vazhdojnë në lindje dhe në jug të Ukrainës, aty ku Putin i ka rivendosur trupat dhe burimet e tij ushtarake. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: